Gjykatësi Nikola Giju (klikoni për të shkarkuar)

SHTETËSIA: francË

DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017

Biografia:

Gjykatësi Nikola Giju (Francë) ka shërbyer si shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin (2015-2019). Që nga vitit 2012, ai u emërua prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndihmoi në bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik. Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Giju shërbeu në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike. Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Giju punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku trajtoi çështje të ndryshme penale si vrasje të qëllimshme, krimin e organizuar dhe krimin financiar. Gjykatësi Giju është magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane nga Universiteti i Sorbonës (Francë).

ÇËshtjet/funksionet NË DHSK:

Gjykatës i Procedurës Paraprake në çështjet kundër Salih Mustafës, Gucatit dhe Haradinajt, Thaçit dhe të tjerëvePjetër Shalës dhe Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës