Më 6 qershor 2024, gjykatësi Nikola Giju i dorëzoi Kryetares dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Dorëheqja e gjykatësit Giju vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje.

Kryetarja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Giju për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm.

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara