Sot, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) mbajtën takim nga distanca për Plenaren e Shtatë. Gjatë Plenares, Kryetarja i informoi gjykatësit për zhvillimet e fundit në lidhje me çështjet institucionale aktuale. Gjykatësit gjithashtu dëgjuan prezantime nga Administratorja dhe shefat e njësive të Zyrës Administrative, duke përfshirë ushtruesin e detyrës së shefit të Njësisë së  Paraburgimit dhe shefin e Njësisë së Sigurisë. Më tej, gjykatësit diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e DHSK-së, duke përfshirë efikasitetin e procedurave.

Burimi: 
Dhomat e specializuara