Sot, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) u mblodhën në plenaren e tetë. Gjatë plenares, gjykatësit miratuan një ndryshim në Kodin e Etikës Gjyqësore për Gjykatësit e Emëruar në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (Kodi i Etikës Gjyqësore). Kodi i Etikës Gjyqësore u miratua nga gjykatësit në plenaren e parë të tyre, në mars të vitit 2017.

Ky ndryshim e bën Kodin e Etikës të përputhshëm me Politikën kundër Ngacmimit të DHSK-së, që u miratua në dhjetor 2022. Me këtë ndryshim në Kodin e Etikës Gjyqësore, i cili edhe më parë ndalonte të gjitha format e diskriminimit, ngacmimit, ndër të tjera edhe të ngacmimit seksual, si dhe të shpërdorimit të pozitës zyrtare, gjykatësit synojnë të forcojnë më tej angazhimin e tyre ndaj llogaridhënies dhe të shprehin vullnetin e tyre për respektimin e parimeve të rëndësishme që janë të zbatueshme për të gjitha kategoritë e personave që punojnë në DHSK. Ky ndryshim në nenin 5(3) të Kodit të Etikës Gjyqësore hyn në fuqi sot.

Gjithashtu, në plenare Kryetarja u dha gjykatësve informacion të përditësuar mbi zhvillimet institucionale në vijimësi dhe Administratorja mbajti disa prezantime para tyre.

Burimi: 
Dhomat e specializuara