Sot të hënën më 4 nëntor 2019, gjykatësja Ann Power-Forde paraqiti dorëheqjen si gjykatëse e Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Dorëheqja e gjykatëses Power‑Forde është për arsye të emërimit të saj në Gjykatën e Apelit të Republikës së Irlandës.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e përgëzoi gjykatësen Power-Forde për emërimin e saj dhe shprehu falënderimin e vet për kontributin e gjykatëses Power‑Forde në mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Burimi: 
Dhomat e specializuara