SHTETËSIA: FRANcË
DATA E EMËRIMIT: 7 SHKURT 2017
Biografia:
Gjykatësja Mishelë Pikar është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris që prej qershorit 2013. Nga 2008 deri më 2013, ajo ishte gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Nga 2007 deri më 2008, u emërua anëtare e Panelit Këshillues për Të drejtat e Njeriut në Kosovë dhe gjatë periudhës 1996-2003 ajo kryesoi Dhomën për Të drejtat e Njeriut në Bosnjë-Hercegovinë. Më 2005, ajo u emërua eksperte e pavarur për Gjendjen e Të drejtave të Njeriut në Uzbekistan. Ajo gjithashtu punoi për Këshillin e Evropës si eksperte për projekte të përafrimit të legjislacionit vendor me atë evropian për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjykatësja Pikar është e diplomuar si juriste nga Universiteti i Parisit. Më 1992, ajo kreu shkollën për gjykatës në Bordo (Bordeaux).
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:
Kryegjykatëse e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj, Mustafa dhe në çështjen P. Shala.
Kryegjykatëse e paneleve të ndryshme të Gjykatës së Apelit të ngarkuar me apelet e ndërmjetme në çështjet gjyqësore Gucati dhe Haradinaj, Thaçi dhe të tjerë, P. Shala, Kilaj, Januzi dhe të tjerë.