shtetËSIA: norvegji
DATA E EMËRIMIT: 22 SHtator 2020
Biografia:
Gjykatësja Nina H. B. Jorgensen është profesore e të drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit që nga viti 2019 dhe ishte zëvendësdekane e Fakultetit Juridik (hulumtim) nga viti 2019 deri më 2021. Para kësaj ajo ka qenë profesore e të drejtës (2014-2018) dhe ndihmësprofesore e të drejtës (2010-2014) në Universitetin Kinez të Hong Kongut. Nga viti 2001 deri 2010, ajo ka punuar në detyra të ndryshme në Gjykatën Speciale për Sierra Leonen, ndër të cilat edhe si juriste e lartë për apelet dhe këshilltare e lartë juridike për Zyrën e Prokurorit, si dhe në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatën e Kamboxhias, dhe në Tribunalët Penalë Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Ajo gjithashtu ka punuar për Zyrën e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut në Varshavë si këshilltare juridike për Tolerancë dhe Mosdiskriminim. Ajo gjithashtu ka këshilluar OKB-në dhe organizatat joqeveritare për çështje të lidhura me të drejtën penale ndërkombëtare. Gjykatëse Jorgensen ka gradën doktor i shkencave prej Universitetit të Oksfordit dhe është diplomuar në Universitetin e Bristolit (MB). Ajo është pranuar në Shoqatën e Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (Gray's Inn) në vitin 1999 dhe e ka licencën si avokat. Ajo ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare dhe të drejtës procedurale procedurave.
ÇËshtjet gjyqësore/funksionet NË DHSK:
Anëtare e Panelit të Gjykatës së Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj, Mustafës dhe P. Shala.
Anëtar i paneleve të ndryshme të Gjykatës së Apelit të ngarkuar me apelet e ndërmjetme në çështjet gjyqësore Gucati dhe Haradinaj, Thaçi dhe të tjerë, P. Shala, Kilaj, Januzi dhe të tjerë.