Në kuadër të mandatit të tyre për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave. Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent.

Me miratimin e Kryetares, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, sot nxori Direktivën për Mbrojtësit, e cila hyri në fuqi në ditën e publikimit të saj në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet.

Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.

Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur. Kërkesat për përfshirje në:

- Listën e Mbrojtësve të Specializuar, i dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në [email protected].-

- Listën e Mbrojtësve të Viktimave, i dërgohen Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në [email protected]

Formularin e Kërkesës dhe Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës  për pranim në Listën e Mbrojtësve mund t’i gjeni në faqen tonë në Internet.

Burimi: 
Dhomat e specializuara