Pas informimit të parë javor për median nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) të mbajtur javën e kaluar, DHSK-ja do të organizojë informime javore online për median, çdo të enjte në orën 14:30, duke filluar nga data 23 shtator 2021.
Gjatë këtyre informimeve, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje.
Për të marrë pjesë, për çdo informim javor, nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj, si dhe emërtimin e medias, në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak.
Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.