Anëtarë të Komitetit  Politik dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian vizituan Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë. Kryetarja Ekaterina Trendafilova, Prokurori i Specializuar Xhek Smith dhe Administratorja, dr. Fidelma Donlon, i informuan ambasadorët e këtij Komiteti për zhvillimet në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe iu përgjigjën pyetjeve.

“Pata kënaqësinë t’u uroj mirëseardhje anëtarëve të Komitetit Politik dhe të Sigurisë të BE-së në mjediset tona të reja dhe çmoj në veçanti mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që shprehën për punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, theksoi Kryetarja.

“Bashkimi Evropian mbështet angazhimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar si institucion gjyqësor i pavarur për realizimin e drejtësisë së paanshme, efektive dhe të drejtë në lidhje me pretendimet për krime të kryera brenda juridiksionit të tyre”, deklaroi kryesuesja e Komitetit, ambasadore Sofi From-Emmesberger.

Burimi: 
Dhomat e specializuara