Në vitin 2020, DHSK-ja vijoi të merrte reagime dhe rekomandime tepër të çmuara për veprimtaritë e saj të komunikimit dhe ndërgjegjësimit nga Rrjeti i Informimit të Gjykatës (RRIGJ), një forum i themeluar nga DHSK-ja në vitin 2018, i përbërë nga një grup prej 15 OJQ-sh nga Kosova dhe Serbia. Pas publikimit të aktakuzës së parë, Kryetarja dhe Administratorja folën në Rrjetin e Informimit të Gjykatës drejtuan në tetor përmes një diskutimi shumëpalësh në internet lidhur me fillimin e proceseve gjyqësore dhe ndikimin e tyre mbi nevojat e ardhshme për komunikim. OJQ-të dhe kryesuesit e DHSK-së për një orë zhvilluan një seancë të frytshme me pyetje të sinqerta dhe një diskutim të hapur.