Në lidhje me deklaratën solemne të z. Xhek Smith (Jack Smith) dhe marrjen e detyrës së Prokurorit të Specializuar në ditën e sotme, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse  Ekaterina Trendafilova, tha:

“Në emër të Dhomave të Specializuara, i urova z. Smith mirëseardhjen në postin e Prokurorit të Specializuar. Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, gjykatësit e Dhomave të Specializuara janë të gatshëm të shqyrtojnë çfarëdo parashtrimi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Jam e bindur se me ardhjen e z. Smith, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të përparojë më tej në përmbushjen e mandatit të vet drejt nisjes në kohë të procedurave. Mirëpres marrëdhëniet e mira institucionale me Prokurorin e Specializuar në interes të procedurave efektive, të drejta dhe të sigurta, në interes të drejtësisë dhe llogaridhënies.”

Kryetare Trendafilova falënderoi edhe një herë zëvendësprokurorin e specializuar, z. Kwai Hong Ip, i cili mundësoi vijimësinë e punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri më sot.

Burimi: 
Dhomat e specializuara