Kryetares Ekaterina Trendafilova iu akordua çmimi prestigjioz ‘Medalje e Nderit’ nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë me rastin e ditës së Kushtetutës së Bullgarisë (16 Prill). Kryetare Trendafilova e mori këtë çmim për ‘kontributin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e traditave ligjore kombëtare, evropiane dhe universale ’.

Dhomat e Specializuara e përgëzuan ngrohtësisht Kryetaren Trendafilova për marrjen e këtij çmimi i cili është pasqyrim i përvojës së gjerë gjyqësore dhe arritjeve të saj të admirueshme në këtë drejtim.

Burimi: 
Dhomat e specializuara