Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës(DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, u takua ditën e sotme me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë takimit, ato diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike në vijimësi.

Kryetarja e DHSK-së ka qenë në Prishtinë këtë javë për t’u takuar me palët e interesuara, mes të cilave me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.

 

Burimi: 
Dhomat e specializuara