Nga sot Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë të pranishme në Twitter. Ndiqni @Special Chambers për të marrë përditësime të rregullta mbi proceset gjyqësore, informacione bazë për gjykatën dhe veprimtaritë e saj, dhe lajme për programin për komunikim dhe ndërgjegjësim.
Informimi i publikut rreth punës sonë me anë të komunikimit transparent dhe ndërgjegjësimit solid ka qenë përparësi e gjykatës që prej themelimit të saj. Me krijimin e profilit të DHSK-së në Twitter, në shqipe, serbishte dhe anglishte, DHSK-ja synon të informojë një numër më të madh njerëzish që janë të interesuar në punën e institucionit.
Na ndiqni në: @SpecialChambers (English) @Dhomat_e_Spec (Albanian) @Spec_Veca (Serbian)
Burimi:
Dhomat e specializuara