Salih Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA i cili operonte brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’). |
HISTORIKU I AKTAKUZËS
Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020.
PËRMBLEDHJE E AKUZAVE
Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës. Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash. Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si në vijim.
Salih Mustafa akuzohet për:
KRIMET E LUFTËS TË :
- Ndalimit arbitrar (Pika 1)
- Trajtimit mizor (Pika 2)
- Torturës (Pika 3)
- Vrasje së paligjshme (Pika 4)
LIDHJA ME AKTAKUZËN NË FUQI
ZHVILLIMET PROCEDURALE
Procedurë Paraprake/Gjykim/Zhdëmtimet (Çështja numër: KSC-BC-2020-05 dhe KSC-BC-2020-05/R)
-
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
-
Seanca e paraqitjes së parë të Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
-
Palët i dorëzuan (si konfidenciale) versionet e tyre të fundit të dosjeve paraprake, më 22 shkurt 2021 (Zyra e Prokurorit të Specializuar) dhe më 6 maj 2021 (Mbrojtja).
-
Më 30 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake nxori vendimin e parë mbi kërkesat e viktimave.
-
Më 7 Maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.
-
Më 21 maj 2021, Trupi Gjykues nxori vendimin e dytë mbi kërkesat e viktimave. Trupi Gjykues gjithashtu zgjati afatin për viktimat për të aplikuar deri në mbylljen e çështjes së Prokurorit të Specializuar. Në këtë çështje morën pjesë 8 viktima brenda një grupi të vetëm (Grupi 1).
-
Konferencat përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajtën më 9 dhe 10 qershor 2021.
-
Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Më 4 shkurt 2022, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.
-
Më 23 shkurt 2022, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Konferenca përgatitore e Mbrojtjes dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave u mbajtën më 8 dhe 9 mars 2022.
-
Paraqitja e provave nga Mbrojtja filloi më 22 mars 2022, paraprirë prej paraqitjes së provave nga mbrojtësja e viktimave, më 21 mars. Më 26 maj 2022, Mbrojtja e Salih Mustafës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre.
-
Më 1 qershor 2022, ZPS-ja paraqiti kundërprovat e veta duke thirrur një dëshmitar dhe duke ofruar prova dokumentare shtesë.
-
Më 3 qershor 2022, Trupi Gjykues paraqiti prova shtesë, në bazë të rregullës 132 të Rregullores, gjegjësisht dy raporte ekspertësh lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të disa viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje.
-
Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare. Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022.
-
Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022: Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.
-
Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat është shpallur fajtor.
-
Më 17 janar 2024, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi Gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për mbikëqyrjen e zbatimit nga Administratorja të urdhrit për zhdëmtim.
LIDHJA PËR TE AKTGJYKIMI
LIDHJA PËR TE URDHRI PËR ZHDËMTIM
Përbërja e Trupit Gjykues | Gjykatësit Mapi Feld-Folia (kryesuese), Roland Dekers, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli, Filipo De Minicis |
Mbrojtja | Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës) |
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave | Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse) |
Numri i dëshmitarëve gjatë gjykimit | 28 (13 ZPS, përfshirë dëshmitarin e rithirrur në kuadër të kundërprovave të ZPS-së; 15 Mbrojtja) |
Numri i dëshmive me shkrim të dëshmitarëve | 2 (ZPS) |
Numri i viktimave pjesëmarrëse | 8 |
Numri i ditëve të gjykimit në sallën e gjyqit | 53 |
Kohëzgjatja e procedurës paraprake | 11 muaj 22 ditë |
Kohëzgjatja e fazës së kuvendimeve në lidhje me vendimin e gjykimit (nga përfundimi i gjykimit deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit) | 3 muaj |
Kohëzgjatja e gjithsejtë në Gjykatën Themelore (nga transferimi në DHSK deri në vendimin e gjykimit) | 26 muaj 22 ditë |
Apeli (Numri i çështjes: KSC-CA-2023-02)
-
Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe autorizoi të dyja palët që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 3 shkurt 2023.
-
Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja e Mustafës njoftimin (konfidencial) për apel kundër Aktgjykimit. Rrjedhimisht, Kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për të vendosur mbi apelin. Më 13 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel.
-
Konferenca para Apelit u mbajt më 16 shkurt 2023.
-
Më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 24 prill 2023. Versioni i redaktuar i fundit i dosjes së korrigjuar të apelit të Mbrojtjes u dorëzua më 15 shtator 2023.
-
Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor.
-
Aktgjykimi i apelit u shpall më 14 dhjetor 2023. Paneli i Apelit la në fuqi verdiktet e fajësisë së Mustafës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (Pika 1), torturës (Pika 3) dhe vrasjes së paligjshme (Pika 4). Paneli rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mustafa ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues. Paneli konstatoi se në çështjet e gjykuara si në tribunalë penalë dhe në gjykatat e Kosovës lidhur me krime lufte të krahasueshme me ato për të cilat u dënua Mustafa, dënimet e dhëna ishin më të shkurtra se dënimi nga Trupi Gjykues në këtë çështje. Rrjedhimisht, Paneli i Apelit zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Paneli vuri në dukje se vendimi i tij nuk ndikon në Urdhrin për Zhdëmtim, të lëshuar më 6 prill 2023, meqenëse Mustafa nuk e ka apeluar atë.
-
Pas vendimit të Gjykatës Supreme më 29 korrik 2024, çështja iu kthye përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) për të shqyrtuar uljen e dënimit. Më 10 shtator 2024, Paneli i njëjtë i Gjykatës së Apelit shqiptoi një dënim të ri të njësuar prej 15 vitesh, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim.
AKTGJYKIMI I APELIT
LIDHJA PËR TE PËRCAKTIMI I RI I DËNIMIT
Përbërja e Panelit të Gjykatës së Apelit | Gjykatësit Mishelë Pikar (kryesuese), Kai Ambos dhe Nina Jorgensen |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Cezari Mihalquk, Silvia D’Askoli, Niko Barlink |
Mbrojtja | Xhulius von Bone (Mbrojtës), Betim Shala (Bashkëmbrojtës) |
Mbrojtësi/Mbrojtësja i/e Viktimave | Ani Pues (Mbrojtëse), Annebrecht Vosenberg (Bashkëmbrojtëse) |
Faza e kuvendimeve e Aktgjykimit të apelit (nga parashtrimet e fundit të palëve deri në shqiptimin e aktgjykimit të apelit) | 1 muaj 13 ditë |
Kohëzgjatja e çështjes në apel* | 10 muaj 12 ditë |
*periudha nga dorëzimi i njoftimeve për apel deri në shqiptimin e vendimit të gjykimit në apel
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme (Numri i çështjes: KSC-SC-2024-02)
-
Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Mustafës ka kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë. Më 17 janar 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur lidhur me këtë kërkesë dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje. Më 25 janar, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit.
-
Më 14 mars 2024, Mustafa dorëzoi kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në përputhje me nenin 48(6) deri (8) të Ligjit dhe rregullën 193 të Rregullores.
-
Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e Mustafës dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e tij me 22 vjet burg. Çështja iu kthye përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.
Përbërja e Panelit të Gjykatës Supreme | Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen |
Zyra e Prokurorit të Specializuar | Cezari Mihalquk, Niko Barlink |
Mbrojtja | Xhulius von Bone (Mbrojtës) |
LISTA E TË GJITHA SEANCAVE
Më poshtë mund të gjeni listën e të gjitha seancave në çështjen Mustafa. Ju lutem vini re se videot dhe transkriptet do t’i shtohen listës pasi që të bëhen të disponueshme.
Incizimet e qasshme audiovizuale klasifikohen si PUBLIKE dhe nuk përfshijnë pjesë të seancave që janë KONFIDENCIALE dhe/ose mund të përmbajnë pjesë të seancave që janë riklasifikuar si PUBLIKE.
Data | Lloji i seancës | Video regjistrimi | Transkripti |
---|---|---|---|
28/09/2020 | Paraqitje e parë | Videoja | Transkripti |
05/10/2020 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
28/10/2020 | Paraqitje e mëtejshme/konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
14/12/2020 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
01/02/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
05/03/2021 | Konferencë mbi ecurinë e çështjes | Videoja | Transkripti |
09/06/2021 | Konferencë përgatitore për gjykimin | Videoja | Transkripti |
15/09/2021 | Deklaratat hyrëse (ZPS dhe përfaqësuesja e viktimave) | Videoja | Transkripti |
20/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 | Videoja | Transkripti |
21/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 | Videoja | Transkripti |
22/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03593 | Videoja | Transkripti |
23/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të ZPS-së W03593 dhe W04600 | Videoja | Transkripti |
24/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04600 | Videoja | Transkripti |
27/09/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-sëW04600 | Videoja | Transkripti |
04/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 | Videoja | Transkripti |
05/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W01679 | Videoja | Transkripti |
12/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 | Videoja | Transkripti |
13/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 | Videoja | Transkripti |
14/10/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W03594 | Videoja | Transkripti |
02/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 | Videoja | Transkripti |
03/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04603 | Videoja | Transkripti |
10/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 | Videoja | Transkripti |
11/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04669 | Videoja | Transkripti |
17/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 | Videoja | Transkripti |
18/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04676 | Videoja | Transkripti |
22/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 | Videoja | Transkripti |
23/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04391 | Videoja | Transkripti |
24/11/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04390 | Videoja | Transkripti |
13/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 | Videoja | Transkripti |
14/12/2021 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së W04674 | Videoja | Transkripti |
18/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi | Videoja | Transkripti |
19/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Sopi | Videoja | Transkripti |
25/01/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Sejdi Veseli | Videoja | Transkripti |
01/02/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli | Videoja | Transkripti |
02/02/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarit të ZPS-së Fatmir Humolli | Videoja | Transkripti |
08/03/2022 | Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave | Videoja | Transkripti |
09/03/2022 | Konferencë përgatitore për Mbrojtjen/Konferencë për ecurinë e çështjes së viktimave | Videoja | Transkripti |
21/03/2022 | Paraqitja e provave nga mbrojtësja e viktimave | Videoja | Transkripti |
22/03/2022 | Deklarata hyrëse e Mbrojtjes | Videoja | Transkripti |
23/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj | Videoja | Transkripti |
24/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Brahim Mehmetaj | Videoja | Transkripti |
28/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Ahmet Ademi | Videoja | Transkripti |
29/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Jakup Ismaili | Videoja | Transkripti |
30/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci | Videoja | Transkripti |
31/03/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Hazim Borovci | Videoja | Transkripti |
04/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Gani Sopi | Videoja | Transkripti |
05/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Bislim Nreci | Videoja | Transkripti |
06/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nazmi Vrbovci | Videoja | Transkripti |
11/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Kapllan Parduzi | Videoja | Transkripti |
12/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Nuredin Ibishi | Videoja | Transkripti |
13/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Sheqir Rrahimi | Videoja | Transkripti |
20/04/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitarit të Mbrojtjes Musli Halimi | Videoja | Transkripti |
21/04/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Musli Halimi dhe Selatin Krasniqi | Videoja | Transkripti |
22/04/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Selatin Krasniqi dhe Muhamet Ajeti | Videoja | Transkripti |
11/05/2022 | Gjykimi - dëshmia e dëshmitares së Mbrojtjes Teuta Hadri | Videoja | Transkripti |
12/05/2022 | Gjykimi – dëshmia e dëshmitarëve të Mbrojtjes Teuta Hadri dhe Ibadete Canolli-Kaciu | Videoja | Transkripti |
19/05/2022 | Gjykimi - çështje procedurale | Videoja | Transkripti |
01/06/2022 | Gjykimi - kundërdëshmia e dëshmitarit të ZPS-së | Videoja | Transkripti |
13/09/2022 | Deklaratat përmbyllëse | Videoja | Transkripti |
14/09/2022 | Deklaratat përmbyllëse | Videoja | Transkripti |
15/09/2022 | Deklaratat përmbyllëse | Videoja | Transcripti |
16/12/2022 | Shpallja e aktgjykimit | Videoja | Transcripti |
16/02/2023 | Konference para apelit | Videoja | Transcripti |
06/04/2023 | Shqiptimit i urdhrit për zhdëmtim | Videoja | Transkripti |
26/10/2023 | Seanca e apelit | Videoja | Transkripti |
27/10/2023 | Seanca e apelit | Videoja | Transkripti |
14/12/2023 | Vendim i apelit | Videoja | Transkripti |