Meqenëse shumica e pjesëmarrësve, për shkak të periudhës së verës, preferojnë që të marrin pjesë në takimin me kryetaren e DHSK-së përmes platformës Zoom, veprimtaria për komunikim dhe ndërgjegjësim më 4 korrik do të zhvillohet tërësisht online. Kryetarja do të udhëtojë në Kosovë dhe do të zhvillojë veprimtari të komunikimit dhe ndërgjegjësimit pas periudhës së verës.
Burimi:
Dhomat e specializuara