Gjykatësit Kai Ambos, gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, iu akordua Urdhri “Carlos Lemos Simmonds” për vitin 2018 nga Shoqata për Shtypin e Kolumbisë dhe ambasada gjermane në Bogota, për kontributin e tij në procesin e paqes në Kolumbi. Çmimi u jepet personave me kontribute të shquara në lëmin e transparencës, demokracisë, miqësisë gjermano-kolumbiane dhe zhvillimit shoqëror. Në dhjetor 2017, gjykatësi Ambos gjithashtu u përzgjodh si  Amicus Curiae në Juridiksionin Special për Paqe të Kolumbisë, Jurisdicción Especial para la Paz (JEP)

Në urimin e saj për gjykatësin Ambos në lidhje me këtë çmim, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara tha: “Jemi të nderuar që midis gjykatësve të Dhomave të Specializuara kemi gjykatësin Ambos dhe dhënia e këtij çmimi është dëshmi e punës 30-vjeçare me përkushtim të gjykatësit Ambos për një paqe të përhershme në Kolumbi”.

Gjykatësi Ambos u emërua në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 7 shkurt 2017. Gjykatësit e Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë janë të lejuar të marrin pjesë në veprimtari profesionale që nuk e cenojnë aftësinë e tyre për caktimin prej Kryetares.

Burimi: 
Dhomat e specializuara