Përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) patën sot një takim në Internet me studentët e juridikut nga kolegji UBT në Prishtinë, i organizuar në bashkëpunim me Fondin për Të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Që prej fillimit të masave të jashtëzakonshme për shëndetin publik, DHSK-ja ka vijuar aktivitetet për komunikim dhe ndërgjegjësim në Kosovë nëpërmjet Internetit për të informuar njerëzit mbi mandatin dhe punën e gjykatës dhe për të mundësuar një forum ku pjesëmarrësit mund të bëjnë pyetje dhe vërejtje. Takimi i sotëm në Internet ishte i katërti që prej prillit. Javën e shkuar ekipi i programit për komunikim dhe ndërgjegjësim u takua me nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova, të cilët marrin pjesë në një program mbi institucionet e drejtësisë penale organizuar nga Nisma Rinore për Të Drejtat e Njeriut.

“Komunikimi dhe ndërgjegjësimi kanë qenë përparësi kyçe e Dhomave të Specializuara të Kosovës që prej fillimit dhe për ne ka rëndësi jetike që të vijojmë të informojmë njerëzit në Kosovë për institucionin tonë dhe punën e tij si edhe përkushtimin ndaj drejtësisë,” tha Kryetarja e DHSK-së, Ekaterina Trendafilova.

Gjatë pandemisë së COVID-19, Dhomat e Specializuara të Kosovë kanë funksionuar me kapacitet të plotë dhe po vazhdojnë më tej me përmbushjen e mandatit për të mundësuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.
 

Burimi: 
Dhomat e specializuara