Sot, më 4 tetor 2019, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shtuar emra të rinj në Listat e Mbrojtësve.  Juristët që e kanë emrin në listë mund të zgjidhen për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit. Listat publike përmbajnë emrat e 164 juristëve nga Kosova, Serbia dhe një numër shtetesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden publikisht në faqen e internetit të DHSK-së.

Ky është raundi i pestë i shpalljeve. Listat publike të mbrojtësve janë publikuar këtu.

Që nga nëntori i vitit 2017, kur është miratuar Direktiva për Mbrojtësit, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta për pranim. Listat mbesin të hapura për kërkesa të reja dhe procesi i vlerësimit dhe i pranimit të mbrojtësve do të vazhdojë edhe më tej. Me vijimin e procesit të vlerësimit, Listat e Mbrojtësve do të përditësohen vazhdimisht dhe në to do të pranohen edhe kandidatë të tjerë.

Burimi: 
Dhomat e specializuara