Më 5 mars, në një takim me Rrjetin e Grave të Kosovës me pjesëmarrjen e 115 përfaqësueseve të grupeve të grave nga e gjithë Kosova, përfaqësueset e Dhomave të Specializuara të Kosovës, shefja e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun, Avis Benesh (Avis Benes) dhe shefja e Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, Zilke Shtuxhinski (Silke Studzinsky), prezantuan mandatin, strukturën, procedurat dhe sistemin e pjesëmarrjes së viktimave të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit pati pyetje dhe përgjigje të detajuara. Përfaqësueset e Dhomave të Specializuara të Kosovës shprehën kënaqësinë për interesin e madh dhe pyetjet e detajuara të pjesëmarrëseve dhe thanë se ky ishte një tregues i rëndësisë që njerëzit në Kosovë i japin informacionit të detajuar mbi mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara, për shmangien e keqkuptimeve.