Procedura e prokurimeve

Procedurat e kontraktimit për prokurimet e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës shpjegohen në “Udhëzues praktik për procedurat e kontraktimit për projektet e jashtme të financuara nga BE-ja” (PRAG). Adresa në internet për publikun në lidhje me PRAG-un dhe  të gjitha anekset e tij është:

https://wikis.ec.europa.eu/display/ExactExternalWiki/ePRAG

Shpallja e procedurës për tender të hapur

Procedurat për tender të hapur vendor, procedurat për tender të hapur ndërkombëtar, dhe procedurat për tender të kufizuar ndërkombëtar për kontrata shërbimi, furnizimi ose punimesh, do të publikohen në këtë faqe interneti (dhe në media të tjera të përshtatshme, sipas rastit).

Po kështu, në këtë faqe interneti mund të publikohen edhe Kërkesa për Shprehje Interesi ose Kërkesa për Informacion. Përgjigjja ndaj këtyre publikimeve nuk garanton ftesë për procedura të mëtejshme tenderimi.

Regjistrimi i të interesuarve

Të interesuarit për organizatën tonë, mund të dërgojnë informacion dhe broshura në lidhje me kompanitë e  tyre, me postë të rregullt ose elektronike, në adresën e Njësisë së Prokurimit që gjendet tek ‘Kontaktet’. Dërgimi i informacionit prej kompanive nuk garanton ftesë për procedura të mëtejshme tenderimi.

 

Shënim: Të gjitha procedurat e prokurimit kryhen vetëm në anglisht.