PDF icon Shkarko (8.75 MB)

Gjatë vitit 2023 u realizuan një varg arritjesh të rëndësishme, ku përfshihen dy aktgjykime të apelit – njëri në lidhje me krime lufte dhe tjetri në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Gjithashtu u morën dy vendimet e para mbi  uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimeve. Aktivitetet gjyqësore u shtuan më tej me fillimin e dy gjykimeve në 2023. Në njërin prej tyre, faza e paraqitjes së provave pothuajse përfundoi në fund të 2023. Krahas kësaj, katër persona u arrestuan në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Në nëntor të 2023, në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së, Kryetarja e DHSK-së Ekaterina Trendafilova shkoi në Kosovë për t’u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave. Në vitin 2023,  DHSK-ja u bë e pranishme në platformat sociale Instagram dhe X, në tri gjuhët zyrtare të gjykatës.