Të mërkurën, më 20 shkurt 2019, në orën 12:00, Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës do të shpallë Vendimin mbi Referimin e Parashtruesit në KSC-CC-2019-05.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, regjistrimi për pjesëmarrje duhet të bëhet deri në orën 17:00 (ora e Evropës Qendrore) të ditës së martë, 19 shkurt, në adresën:
Për t’u regjistruar, ju lutem jepni informacionin si vijon: emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, organizatën dhe numrin e pasaportës.
Në qoftë se do t’ju jepet një vend, do të merrni konfirmim dhe informacion plotësues.
Ju lutemi mbani parasysh se në ndërtesë nuk do të lejohen KURRFARË PAJISJESH OSE APARATESH ELEKTRONIKE. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës vizitorët duhet të mbajnë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm.