Më 1 mars 2019, me miratimin e Kryetares, Administratorja e Dhomave të Specializuara nxori ‘Kodin e Etikës Profesionale për Mbrojtësit dhe Prokurorët para Dhomave të Specializuara.’ Ky Kod, si akt themelor normativ, përcakton standardet e etikës profesionale të zbatueshme për Mbrojtësit e Specializuar, Mbrojtësit e Viktimave dhe Prokurorët që paraqiten para paneleve të Dhomave të Specializuara. Kodi gjithashtu rregullon procedurën disiplinore të zbatueshme në rast të shkeljeve të këtyre standardeve. Para miratimit u këshilluan një varg aktorësh të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me Kodin. Përmes një grupi pune u këshilluan jo vetëm gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës, por çka është më e rëndësishme, edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, Mbrojtës të Specializuar dhe Mbrojtës të Viktimave.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara falënderon të gjithë ata që dhanë ndihmesën e tyre për hartimin e këtij dokumenti. Komentet dhe sugjerimet e tyre të shumta u shqyrtuan me kujdes dhe ndihmuan në finalizimin e Kodit. Kryetarja dhe Administratorja janë të bindura se ky Kod do të kontribuojë në kryerjen e procedurave të drejta dhe efikase para Dhomave të Specializuara të Kosovës.