-
E mërkurë 29 January, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Krasniqi
Këtë mëngjes, dëshmitari i 118-të i Prokurorisë, Naser Krasniqi, vazhdon dhënien e dëshmisë, e cila filloi më 27 janar. Mbrojtja e Selimit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.
-
E martë 28 January, 2025 10:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: vazhdon dëshmia e dëshmitarit Krasniqi
Këtë mëngjes, Prokuroria vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit 118, Naser Krasniqi.
-
E hënë 27 January, 2025 16:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 118-të i ZPS-së në gjykatë
Naser Krasniqi është dëshmitari i ri i Prokurorisë, dëshmia e të cilit ka nisur pasditen e sotme. Një avokat është caktuar për të ndihmuar dëshmitarin, duke siguruar se ai mund të kërkojë udhëzime në lidhje me çdo çështje të mundshme të vetinkriminimit. Në përgjigje ndaj kërkesës së dëshmitarit, trupi gjykues, në përputhje me rregullën 151, e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së. I pyetur nga trupi gjykues, Krasniqi bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.
-
E hënë 27 January, 2025 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 117-të i ZPS-së fillon dëshminë
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është patologu ligjor Marek Gasior, i cili po dëshmon si dëshmitar ekspert. Ju lutemi keni parasysh se ky dëshmitar ka dëshmuar edhe në rastin e P. Shalës.
-
E enjte 23 January, 2025 16:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 27 janar
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 116-të të Prokurorisë, Helmut Shrekenbauer, gjykimi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 27 janar 2025, në orën 09:00.
-
E enjte 23 January, 2025 15:15
Share this page
Informimi javor për median më 23 janar: transkripti
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 23 January, 2025 15:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 116-ti deri më tani)
Pas përfundimit të dëshmisë së Xhon Klark (John Clarke), ZPS-ja thirri sot dëshmitarin e ri, Helmut Shrekenbauer (Helmut Schreckenbauer). Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.
-
E enjte 23 January, 2025 13:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: sot (23 janar) pushimi i drekës do të jetë më i shkurtër se zakonisht
Ju lutemi vini re se, siq njoftoi Trupi Gjykues, pushimi i drekës sot nuk do të zgjasë deri në orën 14:30 por deri në orën 14:00.
-
E enjte 23 January, 2025 10:15
Share this page
Informimi javor për median më 23 janar
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 23 janar, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 23 January, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Clark vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes, dëshmitari i 115-të i Prokurorisë, John Clark, vazhdon dhënien e dëshmisë dhe aktualisht Mbrojtja e Veselit është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.