-
E hënë 13 Tetor, 2025 14:17
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët për krime lufte: Trupi Gjykues refuzon kërkesën për masa shtesë në paraburgim
Më 10 tetor 2025, u lëshua versioni i redaktuar publik i vendimit të Trupit Gjykues mbi kërkesën e dytë të ZPS-së për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.
Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se ndalimi i disa personave të caktuar për të vizituar Thaçin nuk ishte as i domosdoshëm dhe as proporcional. Për të njëjtat arsye, Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë masën e dytë të propozuar - për t’ia ndaluar Thaçit që gjatë vizitave jo të privilegjuara të diskutojë aspekte që lidhen me çështjen tjetër kundër tij (KSC-BC-2023-12). Lidhur me këtë masë të dytë, Trupi Gjykues rikujtoi se ky aspekt ishte trajtuar tashmë nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake në atë çështje, e cila kishte refuzuar të vendoste kufizime të tilla (shih publikimin tonë të mëhershëm mbi atë vendim).
-
E enjte 9 Tetor, 2025 14:35
Share this page
Informimi javor për median më 9 tetor: transkripti
ripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 9 Tetor, 2025 09:07
Share this page
Informimi javor për median më 9 tetor 2025
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 9 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 8 Tetor, 2025 14:35
Share this page
Thaçi dhe të tjerët (vepra kundër administrimit të drejtësisë): publikohet dosja paraprake e ZPS-së
Më 7 tetor 2025, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit.
Siç ishte njoftuar më parë, ZPS-ja dorëzoi dosjen e vet paraprake në mënyrë konfidenciale në shtator. Versioni i korrigjuar u dorëzua më vonë, forma e redaktuar publike e të cilit tani është e disponueshme. -
E enjte 2 Tetor, 2025 14:37
Share this page
Informimi javor për median më 2 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Zëdhënësi i DHSK-së Michael Doyle Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 2 Tetor, 2025 13:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 27 tetor
Pasi iu përgjigj pyetjeve të Trupit Gjykues, dëshmitari i mbrojtjes Xhejms Kovi (James Covey) përfundoi dhënien e dëshmisë sot. Gjykimi përfundoi për këtë javë dhe do të rifillojë të hënën, më 27 tetor, në orën 09:00.
-
E enjte 2 Tetor, 2025 09:50
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Covey
ZPS-ja përfundoi dje marrjen në pyetje të James (Jock) Covey, dëshmitarit të katërt të Mbrojtjes së Hashim Thaçit. Më pas, Mbrojtja filloi rimarjen në pyetje, e cila po vazhdon këtë mëngjes.
-
E mërkurë 1 Tetor, 2025 09:55
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Covey vazhdon dëshminë
Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së Thaçit, James (Jock) Covey, është duke e vazhduar dëshminë e tij sot. Ai po merret në pyetje nga ZPS-ja.
-
E martë 30 Shtator, 2025 15:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca përfundoi më herët, rifillon nesër (1 tetor)
Këtë mëngjes, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e ZPS-së për të filluar nesër marrjen në pyetje të dëshmitarit Covey. Meqenëse Mbrojtja e Thaçit përfundoi me pyetjet e veta dhe ekipet e tjera të Mbrojtjes nuk kishin pyetje, seanca e sotme përfundoi më herët se që ishte planifikuar.
-
E martë 30 Shtator, 2025 10:10
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i katërt i Mbrojtjes
James (Jock) Covey është dëshmitari i radhës i thirrur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.