• E mërkurë 20 Nëntor, 2024 17:00

    Informimi javor për median më 21 nëntor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 21 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

  • E mërkurë 20 Nëntor, 2024 15:30

    Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon nesër (21 nëntor)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 105-të të ZPS-së, W00344, përfundoi seanca e sotme. Gjykimi do të rifillojë nesër, 21 nëntor 2024, në orën 09:00.

  • E mërkurë 20 Nëntor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 105-ti deri më tani)

    Prokuroria thirri dëshmitarin e 105-të, W00344, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999 dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së.

  • E martë 19 Nëntor, 2024 13:00

    Seanca në gjykimin Thaçi dhe të tjerë përfundoi për sot /rifillon përsëri nesër (20 nëntor)

    Sikurse u njoftua më herët sot, seanca rifilloi në orën 10:30 por më pas u shty përsëri për 30 minuta pushim. Pas pushimit gjykimi u zhvillua në seancë të mbyllur dhe përfundoi për ditën e sotme.

    Gjykimi do të rifillojë nesër në orën 09:00.

  • E martë 19 Nëntor, 2024 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në 10:30

    Sikurse u njoftua nga Kryegjykatësi dhe për shkak të kërkesave që palët i paraqitën Trupit Gjykues, ju informojmë se në seancën e gjykimit do të bëhet pushim deri në orën 10:30 (ose deri në 11:15 në transmetimin në internet).

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër (19 nëntor)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nezir Çoçaj, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, 19 nëntor, në ora 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri të ZPS-së.

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 10:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30

    Pas kërkesës së Mbrojtjes së Veselit për kohë shtesë për t'u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarit Çoçaj, gjykimi ndodhet në pushim deri në orën 13:30 (14:15 transmetimi në internet) kur pritet të fillojë marrja në pyetje prej Mbrojtjes.

  • E hënë 18 Nëntor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 104-ti në gjykatë)

    Nezir Çoçaj është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar iu bashkua UÇK-së në vitin 1998 dhe më vonë shërbeu në Zonën Operative të Pashtrikut.

  • E enjte 14 Nëntor, 2024 14:45

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haxhi Shalës

    Më 14 nëntor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Haxhi Shala më 11 nëntor 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 9 shtator të këtij viti (publikimin më të fundit për këtë çështje mund ta shihni këtu).