• E enjte 2 Mars, 2023 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 2 mars 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 1 Mars, 2023 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 2 mars

    Të enjten, më 2 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 28 Shkurt, 2023 15:30

    Dorëzohet aktakuza më pak e redaktuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Versioni më i fundit i aktakuzës është në dispozicion në anglisht. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.

  • E premte 24 Shkurt, 2023 16:00

    Gjykimi i Shalës: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Trupi gjykues I, në vendimin e tij mbi kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Shalës, ndër të tjera, i ka caktuar ZPS-së 53,5 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 19 dëshmitarë. Mbrojtjes dhe ZPS-së do t’u caktohet përqindja e njëjtë e kohës për të marrë në pyetje një dëshmitar të ZPS-së. Mbrojtësit të viktimave do t’i caktohet 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja. Gjithashtu, Trupi Gjykues caktoi seancat shtesë më 19 maj dhe më 16 qershor dhe e anuloi seancën e 30 qershorit. Më shumë detaje në urdhrin aktual.

  • E enjte 23 Shkurt, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 23 shkurt 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 22 Shkurt, 2023 17:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 23 shkurt

    Të enjten, më 23 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 22 Shkurt, 2023 12:15

    Gjykimi ndaj Shalës: Përfundojnë deklaratat hyrëse/gjykimi do të rifillojë më 27 mars

    Mbrojtja e Shalës e ka përfunduar deklaratën e vet hyrëse, ndjekur nga deklarata pa betim e të akuzuarit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të rifillojë më 27 mars, në orën 09:30, me nisjen e paraqitjes së provave.

  • E martë 21 Shkurt, 2023 14:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 84 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave. Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje. Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit. Më shumë detaje në vendim.

  • E martë 21 Shkurt, 2023 13:45

    Gjykimi ndaj Shalës: Përfundon dita e parë e gjykimit

    Përfaqësuesja e viktimave e ka përfunduar deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Shalës. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të rifillojë nesër (më 22 shkurt) në orën 09:30 me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.