-
E enjte 14 Nëntor, 2024 09:15
Share this page
Çështja P. Shala: zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve të përgjigjeve
Pas zgjatjes së afatit për dorëzimin e dosjes së apelit të Mbrojtjes, për të cilën kemi informuar më herët, më 13 nëntor, Paneli i Gjykatës së Apelit gjithashtu miratoi, pjesërisht, një kërkesë të ngjashme të ZPS-së dhe të Mbrojtësit të Viktimave, të cilët autorizohen që të dorëzojnë dosjet e tyre të përgjigjeve deri më 17 janar 2025 (afati i mëparshëm ishte 27 dhjetor 2024). Vendimin e Trupit Gjykues mund ta gjeni këtu.
-
E mërkurë 13 Nëntor, 2024 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 14 nëntor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 12 Nëntor, 2024 12:45
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: shtyhet fillimi i gjykimit
Më 12 nëntor 2024, Trupi Gjykues I vendosi që seancat e planifikuara për 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës nuk do të mbahen, pas kërkesës së palëve në këtë çështje gjyqësore. Vendimin e Trupit Gjykues mund ta gjeni këtu.
Më shumë informacion do të jepet sapo të jetë i disponueshëm.
-
E hënë 11 Nëntor, 2024 16:30
Share this page
Çështja Januzi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues lidhur me kryerjen e procedurave
Sot, më 11 nëntor 2024, Trupi Gjykues I nxori vendimin lidhur me kryerjen e procedurave në çështjen Januzi dhe të tjerët. Vendimin mund ta gjeni këtu.
-
E hënë 11 Nëntor, 2024 14:15
Share this page
Referimi më i fundit i Mustafës në Gjykatën Kushtetuese: ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave dorëzuan parashtresat
Siç ishte theksuar në njoftimin tonë të mëparshëm dhe sipas vendimit të Panelit të Gjykatës Kushtetuese të datës 17 tetor, ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave kanë dorëzuar parashtresat e tyre mbi referimin e Mustafës lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme të datës 29 korrik të këtij viti. Parashtresat mund të shihen këtu.
-
E premte 8 Nëntor, 2024 16:15
Share this page
Çështja Pjetër Shala: shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim më 29 nëntor
Sot, 8 nëntor, Trupi Gjykues I caktoi shqiptimin e urdhrit për zhdëmtim në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës për datën 29 nëntor, në ora 11:00. Urdhrin e caktimit mund ta gjeni këtu.
-
E enjte 7 Nëntor, 2024 16:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 18 nëntor
Pas përfundimit të dëshmisë së Shukri Bujës, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 18 nëntor 2024, në ora 09:00.
-
E enjte 7 Nëntor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 7 nëntor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 7 Nëntor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së Shukri Bujës
Dëshmitari i 103-të i Prokurorisë, Shukri Buja, po vazhdon dëshminë e tij në gjykatë këtë mëngjes. Pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit dje, dëshmitari është duke u pyetur nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.
-
E mërkurë 6 Nëntor, 2024 16:30
Share this page
Informimi javor për median më 7 nëntor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 nëntor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.