-
E mërkurë 19 Tetor, 2022 17:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 20 tetor
Të enjten, më 20 tetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 19 Tetor, 2022 11:30
Share this page
Përfundon Konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Shala
Ju njoftojmë se Konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Shala ka përfunduar. Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues nxori një numër vendimesh gojore që kanë të bëjnë me afatet për dorëzimin e parashtrimeve , mes tjerash, listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të ZPS-së, statusin e dyfishtë të viktimave dhe dëshmitarëve si dhe procedurat e zhdëmtimit. Trupi Gjykues gjithashtu njoftoi se synon të nxjerrë vendime përkatëse lidhur me caktimin e datës për fillimin e gjykimit, pjesëmarrjen e viktimave dhe zhvillimin e procedurave në periudhën e ardhshme.
-
E mërkurë 19 Tetor, 2022 09:45
Share this page
Shala: seanca e sotme do të fillojë në orën 09:45
Ju njoftojmë se Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Shala do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 gjegjësisht në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).
-
E martë 18 Tetor, 2022 10:00
Share this page
Shala: ndryshimi i orarit për nesër, 19 tetor
Siç shihet në kalendarin e gjykatës, Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Shala, të mërkurën, më 19 tetor, do të mbahet nga ora 09:30 deri në orën 13:00 dhe jo deri në orën 16:00, siç ishte paralajmëruar më parë.
-
E hënë 17 Tetor, 2022 11:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes më 4 nëntor
Siç është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 4 nëntor në orën 13:30. Më shumë hollësi mund të lexoni në urdhrin për caktimin e datës.
-
E enjte 13 Tetor, 2022 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 13 tetor 2022: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 12 Tetor, 2022 15:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 13 tetor
Të enjten, më 13 tetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 6 Tetor, 2022 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 6 tetor 2022: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 5 Tetor, 2022 16:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 6 tetor
Të enjten, më 6 tetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 3 Tetor, 2022 09:00
Share this page
Çështja Shala: Konferencë përgatitore për gjykimin më 18-20 tetor
Trupi Gjykues në çështjen Shala vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, nga data 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të ZPS-së, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD) dhe më 21 tetor si ditë rezervë. Trupi Gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një Konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura. Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ZPS-së, ZMMD-së dhe një përfaqësuesi të Zyrës Administrative. Më shumë detaje në vendimin aktual ndërsa oraret e sakta të seancave mund të shihen në Kalendarin tonë.