-
E premte 30 Shtator, 2022 19:15
Share this page
ZPS-ja dorëzon aktakuzën e ndryshuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar sot, më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës më të fundit është në dispozicion këtu. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.
-
E premte 30 Shtator, 2022 10:00
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: sot dorëzohet aktakuza e re
Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dje, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt. Duke kujtuar se ZPS-ja ishte urdhëruar më parë që të ndryshojë aktakuzën aktuale deri më 30 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në interes të efikasitetit, urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila ende mbetet për t'u dorëzuar brenda afatit të njëjtë (e premte, 30 shtator 2022). Këtu është vendimi i plotë.
-
E mërkurë 28 Shtator, 2022 16:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 29 shtator
Të enjten, më 29 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 21 Shtator, 2022 16:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 22 shtator
Të enjten, më 22 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 20 Shtator, 2022 11:00
Share this page
Gjashtë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në çështjen Shala
Më 19 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju nxori vendimin e tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen kundër Pjetër Shalës. Gjashtë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 2 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave.
-
E premte 16 Shtator, 2022 15:30
Share this page
Paneli i Apelit i lejon Hysni Gucatit vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E premte 16 Shtator, 2022 10:00
Share this page
Kryetarja cakton Trupin Gjykues në çështjen Shala
Pas njoftimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 15 shtator 2022, se dosja e çështjes Shala do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 21 shtator 2022, Kryetarja e DHSK-së caktoi trupin gjykues I në përbërje nga gjykatësit, Roland Dekers, Mapi Feld-Folia dhe Vladimir Mikula (gjykatës rezervë).
-
E enjte 15 Shtator, 2022 17:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: përfundojnë deklaratat përmbyllëse/aktgjykimi në kohën e duhur
Gjatë deklaratës së sotme në lidhje me zhdëmtimet, Mbrojtësja e Viktimave në çështjen gjyqësore Mustafa kërkoi nga Trupi Gjykues që të urdhërojë të akuzuarin që t’u paguajë zhdëmtimin viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje, individualisht, si dhe konfiskimin e çdo prone që është përdorur për kryerjen e një vepre penale apo që është përfituar prej kryerjes së një vepre penale të vërtetuar. Deklaratat përmbyllëse për këtë çështje gjyqësore përfunduan, çka shënon dhe fundin e këtij gjykimi. Trupi Gjykues do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur. Seanca e planifikuar për nesër, 16 shtator, anulohet.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 12:45
Share this page
Mbrojtja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat
Në deklaratën e sotme përmbyllëse Mbrojtja e Salih Mustafës kërkoi nga Trupi Gjykues vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat. Gjykimi është duke vazhduar me përgjigjet e ZPS-së dhe të Mbrojtëses së Viktimave.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 12:15
Share this page
Dosja e çështjes Shala do t'i kalohet Trupit Gjykues më 21 shtator
Sot, më 15 shtator, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Pjetër Shalës do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 21 shtator 2022.