-
E mërkurë 31 Gusht, 2022 15:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 1 shtator
Të enjten, më 1 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 31 Gusht, 2022 09:30
Share this page
Konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 8 shtator
Sikurse u bë e ditur në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e radhës mbi ecurinë në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është planifikuar për 8 shtator në ora 13.30. Më shumë hollësi mund të gjeni në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 24 Gusht, 2022 14:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 25 gusht
Të enjten, më 25 gusht në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 23 Gusht, 2022 17:00
Share this page
Pjetër Shala: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë edhe një referim lidhur me shkeljet e të drejtave themelore
Më 22 gusht 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Pjetër Shalës në lidhje me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tija themelore, dorëzuar më 19 korrik të këtij viti. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe rrjedhimisht e shpalli të papranueshëm në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës, nenin 49(3) të Ligjit dhe rregullën 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Panelit ndodhet këtu.
-
E martë 23 Gusht, 2022 10:30
Share this page
Gucati dorëzon dosjen e apelit
Hysni Gucati dorëzoi dosjen e apelit kundër aktgjykimit të shpallur më 18 maj të këtij viti. Versionin e redaktuar publik, i dorëzuar më 22 gusht, mund ta gjeni këtu, së bashku me shtojcat.
-
E martë 23 Gusht, 2022 10:00
Share this page
Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Thaçit në lidhje me vazhdimin e paraburgimit
Më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin më të fundit nga Hashim Thaçi kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të tij.
-
E martë 23 Gusht, 2022 09:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Apelet e Mbrojtjes në lidhje me mangësi të pretenduara në aktakuzë hedhen poshtë
Më 22 gusth 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë tri apele, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin u hodhën poshtë disa nga mocionet e mëparshme të Mbrojtjes dhe ZPS-ja u urdhërua të dorëzojë versionin e korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar. Vendimin e Panelit të Gjykatës së Apelit mund ta gjeni këtu dhe më shumë informacion në lidhje me historikun e aktakuzës mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.
-
E premte 19 Gusht, 2022 15:45
Share this page
Çështja gjyqësore Shala: datë e re paraprake për kalimin e dosjes për gjykim
Në vendimin e tij të fundit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Shala ndryshoi datën 31 gusht 2022, që e kishte parashikuar fillimisht për kalimin e dosjes për gjykim dhe caktoi 21 shtatorin 2022 si datë të re paraprake. Gjithashtu, Gjykatësi zgjati afatin për Mbrojtjen për të dorëzuar dosjen paraprake të saj nga 15 gushti në 5 shtator 2022. Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.
-
E mërkurë 17 Gusht, 2022 23:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 18 gusht
Të enjten, më 18 gusht në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 16 Gusht, 2022 16:00
Share this page
Gucati&Haradinaj: Aktgykimi i disponueshëm në gjuhën shqipe
Versioni i redaktuar publik i aktgjykimit në çështjen gjyqësore Gucati&Haradinaj, i shpallur më 18 maj 2022, tani është i disponueshën në gjuhën shqipe. Aktgjykimin, së bashku me të gjithë informacionin e përditësuar lidhur me këtë çështje gjyqësore, mund ta gjeni edhe në faqen e internetit të dedikuar për lëndën..