-
E mërkurë 6 Nëntor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Buja
Dëshmitari i 103-të i Prokurorisë në gjykatë, Shukri Buja, ka rinisur dëshminë e tij këtë mëngjes.
-
E martë 5 Nëntor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Buja vazhdon dëshminë
ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 103-të, Shukri Buja.
-
E hënë 4 Nëntor, 2024 15:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari për pjesën e mbetur të seancës së sotme (04/11/2024)
Ju lutemi vini re se pas pushimit të drekës do të ketë një pushim prej 15 minutash në orën 15:00 (15:45 transmetimi me vonesë). Pas kësaj, është paraparë që gjykimi të vazhdojë deri në orën 16:30 (17:15 transmetimi me vonesë).
-
E hënë 4 Nëntor, 2024 13:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar sot (04/11/2024) deri në orën 13:30
Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30 ( 14:15 transmetimi me vonesë).
-
E hënë 4 Nëntor, 2024 11:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së (i 103-ti deri më tani)
Shukri Buja është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Pasi dëshmitari dhe mbrojtësi i tij kujdestar bënë parashtrimet e tyre në gjykatë, Trupi Gjykues, në përputhje me Rregullën 151(2), vendosi ta detyrojë dëshmitarin të dëshmojë për shkak të, mes të tjerash, rëndësisë dhe veçantisë së dëshmisë së tij, si dhe për shkak të natyrës së kufizuar të vetinkriminimit të mundshëm. Sipas së njëjtës Rregull, paragrafi 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia e tij do të jepet in camera, nuk do t’i bëhet e njohur publikut dhe nuk do të përdoret kundër tij në ndonjë ndjekje penale të mëvonshme para DHSK-së, përveç sipas nenit 15 (2) të Ligjit dhe Rregullës 65. Më pas gjykimi kaloi në seancë të mbyllur.
-
E premte 1 Nëntor, 2024 17:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: njoftimi më i fundit i ZPS-së lidhur me listën e dëshmitarëve
Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t'i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë. Njoftimi i ZPS-së mund të shihet këtu.
-
E premte 1 Nëntor, 2024 10:00
Share this page
Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja do ta dorëzojë dosjen e apelit deri më 25 nëntor 2024
Më 30 tetor 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Shalës lidhur me zgjatjen e afatit dhe e autorizoi që ta dorëzojë dosjen e vet të apelit më së largu deri më 25 nëntor 2024. Më shumë hollësi në vendimin.
-
E enjte 31 Tetor, 2024 17:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 4 nëntor
Pas përfundimit të dëshmisë së Nuredin Ibishit, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 4 nëntor 2024, në orën 09:00.
-
E enjte 31 Tetor, 2024 15:00
Share this page
Informimi javor për median më 31 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 31 Tetor, 2024 10:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ibishi vazhdon dëshminë e tij
Pas përfundimit të dëshmisë së Haxhi Mazrekut, ka rinisur dëshmia e dëshmitarit të 97-të të ZPS-së, Nuredin Ibishi, në çështjen Thaçi dhe të tjerët.