-
E mërkurë 30 Mars, 2022 15:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 31 mars
Të enjten, më 31 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 30 Mars, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes
Hazir Borovci është dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së Mustafës.
-
E martë 29 Mars, 2022 10:30
Share this page
Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Mustafës
Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes në gjykimin ndaj Mustafës është Jakup Ismaili.
-
E martë 29 Mars, 2022 09:30
Share this page
Refuzohen apelet e Krasniqit dhe Selimit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për mbajtjen e mëtejshme të tyre në paraburgim.
-
E hënë 28 Mars, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari i dytë i Mbrojtjes fillon dëshminë e tij
Ahmet Ademi është dëshmitari i dytë i Mbrojtjes në gjykimin kundër Mustafës.
-
E enjte 24 Mars, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari i parë i Mbrojtjes vazhdon dëshminë e tij
Ish-anëtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje.
-
E mërkurë 23 Mars, 2022 15:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 24 mars
Të enjten, më 24 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 23 Mars, 2022 10:45
Share this page
Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit lidhur me propozimin për ndryshimin e aktakuzës
Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit gjendet në dokumentacionin gjyqësor publik.
-
E mërkurë 23 Mars, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i parë i Mbrojtjes fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i parë i Mbrojtjes së Mustafës është Brahim Mehmetaj.
-
E martë 22 Mars, 2022 13:00
Share this page
Mbrojtja e Mustafës përfundon deklaratën e saj hyrëse
Mbrojtja e Salih Mustafës e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë nesër, më 23 mars, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes.