• E mërkurë 30 Tetor, 2024 16:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 102-ti deri më tani)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04798, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, Haxhi Mazreku.

  • E mërkurë 30 Tetor, 2024 15:30

    Informimi javor për median më 31 tetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 31 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

     

  • E mërkurë 30 Tetor, 2024 11:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon dëshmia e dëshmitarit të 100-të/nis dëshmia e dëshmitarit të ri

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04809, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës, W04798, i cili po dëshmon përmes videolidhjes.

  • E martë 29 Tetor, 2024 16:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : fillon dëshmia e dëshmitarit të 100-të të ZPS-së

    Këtë pasdite, Prokuroria thirri dëshmitarin e saj të 100-të në gjykatë në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky dëshmitar, me pseudonimin WO4809, po dëshmon përmes videolidhjes.

  • E hënë 28 Tetor, 2024 17:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 99-të i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë

    Pas përfundimit të dëshmisë së Fatmir Sopit, Prokuroria thirri dëshmitarin W04854.

  • E hënë 28 Tetor, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 98-të

    Fatmir Sopi është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, Sopi ka qenë pjesëtar i UÇK-së i përfshirë në organizimin e strukturave të UÇK-së në rajonin e Gollakut brenda Zonës Operative të Llapit dhe ishte person i rëndësishëm në krijimin e Brigadës 153. Z. Sopi do të dëshmojë për krijimin, strukturën, stërvitjen dhe funksionimin e Brigadës 153.

  • E premte 25 Tetor, 2024 11:15

    Çështja Januzi dhe të tjerët: gjykimi fillon më 14 nëntor, paraqitja e provave më 9 dhjetor

    Më 24 tetor 2024, Trupi Gjykues I njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30. Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Januzit dhe H. Shalës do t'i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa Mbrojtja e Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja.

    Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.

    Më shumë hollësi në vendimin e Trupit Gjykues.