• E mërkurë 17 Nëntor, 2021 16:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 18 nëntor

    Të enjten, më 18 nëntor, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

  • E mërkurë 17 Nëntor, 2021 15:45

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: konfirmohet kalendari i seancave gjyqësore për muajin dhjetor

    Siç është njoftuar në kalendarin e gjykatës, konferenca përgatitore për Mbrojtjen në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt është caktuar për 2-3 dhjetor ndërsa 6 dhjetori është data provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes.

  • E mërkurë 17 Nëntor, 2021 09:30

    Seanca e sotme ndaj Mustafës do të fillojë më vonë seç ishte paraparë

    Për arsye teknike seanca e sotme ndaj Mustafës do të fillojë më vonë. Ne do t’ju informojmë, sapo të jemi në dijeni, për kohën e fillimit të seancës.

  • E martë 16 Nëntor, 2021 17:15

    Çështja Shala: dorëzohet aktakuza e korrigjuar

    Bazuar në vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, të datës 18 tetor 2021, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi sot versionin e redaktuar publik të aktakuzës së korrigjuar në çështjen Shala. Aktakuza e korrigjuar ndodhet këtu.

  • E enjte 11 Nëntor, 2021 16:15

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të mërkurën, më 17 nëntor në orën 09:30.

  • E enjte 11 Nëntor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W04669 vazhdon dëshminë e tij

    Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së W04669 në gjykimin ndaj Mustafës vazhdon dëshminë e tij. Ai është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e viktimave.

  • E mërkurë 10 Nëntor, 2021 17:15

    ZPS-ja e mbylli çështjen e vet kundër Gucatit dhe Haradinajt

    Sot, më 10 nëntor, Zyra e Prokurorit të Specializuar e mbylli çështjen e vet kundër Gucatit dhe Haradinajt. Njoftimi ndodhet këtu.

  • E mërkurë 10 Nëntor, 2021 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 11 nëntor

    Të enjten, më 11 nëntor, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.