• E mërkurë 10 Nëntor, 2021 13:00

    Gucati dhe Haradinaj: 6 dhjetori, data provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes

    Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj caktoi 6 dhjetorin si datë provizore për nisjen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, paraprirë prej konferencës përgatitore për Mbrojtjen më 2-3 dhjetor. Gjithashtu, ZPS-së iu kërkua të paraqesë njoftim zyrtar mbi mbylljen e çështjes së vet deri më 10 nëntor, kurse pritet që Mbrojtja të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e ndonjë prej akuzave ose të gjitha akuzave në bazë të rregullës 130,  brenda datës 17 nëntor. Urdhri mund të lexohet në dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së.

  • E mërkurë 10 Nëntor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së

    Dëshmitari mbrojtur W04669 është dëshmitari i gjashtë i Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

  • E hënë 8 Nëntor, 2021 13:15

    Gucati dhe Haradinaj: përfundon seanca/urdhri për caktimin do të lëshohet së shpejti

    Gjykimi ka përfunduar për ditën e sotme ndërsa seanca e caktuar për nesër anulohet. Gjatë seancës së sotme të dy të akuzuarit dhanë deklaratat e tyre pa betim, në bazë të Rregullës 142 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Trupi gjykues pritet të nxjerrë së shpejti vendimin e tij të konsoliduar për hapat e ardhshëm në këtë çështje.

  • E premte 5 Nëntor, 2021 17:15

    Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Shala më 15 nëntor

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të hënën, më 15 nëntor, në orën 09:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

  • E premte 5 Nëntor, 2021 12:45

    Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për këtë javë

    Sot e përfundoi dëshminë e tij dëshmitari i fundit i ZPS-së, Daniel Moberg. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 8 nëntor, në orën 09:30.

  • E premte 5 Nëntor, 2021 11:15

    Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i katërt i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt është Daniel Moberg, zyrtar operativ i sigurimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

  • E enjte 4 Nëntor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari Jukić vazhdon dëshminë e tij

    Miro Jukić , dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, vazhdon dëshminë e tij. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.

  • E enjte 4 Nëntor, 2021 08:45

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image