-
E martë 2 Nëntor, 2021 15:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për ditën e sotme
Gjykimi do të vazhdojë nesër në orën 09:30.
-
E martë 2 Nëntor, 2021 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: ZPS-së i lejohet të thërrasë një dëshmitar shtesë
Trupi gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj miratoi kërkesën e ZPS-së për të thirrur një dëshmitar shtesë si dhe për të shtuar një send në listën e saj të provave materiale. Këtu mund ta gjeni urdhrin.
-
E martë 2 Nëntor, 2021 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së
Dëshmitari W04603 është dëshmitari i pestë i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E martë 2 Nëntor, 2021 09:45
Share this page
Sot vazhdon gjykimi ndaj Mustafës
Seanca në gjykimin ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30.
-
E hënë 1 Nëntor, 2021 08:45
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 17 dhjetor 2021
Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 17 dhjetor 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake.
-
E enjte 28 Tetor, 2021 16:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për këtë javë
Gjykimi do të vazhdojë të enjten, më 4 nëntor, në orën 09:30.
-
E enjte 28 Tetor, 2021 12:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i tretë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt është Miro Jukić, nga ekipi i ZPS-së për sigurinë e dëshmitarëve.
-
E enjte 28 Tetor, 2021 09:45
Share this page
Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 27 Tetor, 2021 15:30
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon apelin e Thaçit lidhur me mbajtjen në paraburgim
Paneli i Gjykatës së Apelit sot hodhi poshtë apelin e parashtruar nga Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021. Vendimi i Gjykatës së Apelit, bashkë me mendimin pjesërisht mospajtues të gjykatëses Nina Jørgensen, ndodhet këtu.
-
E mërkurë 27 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Dëshmitari i dytë i ZPS-së vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
ZPS-ja vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitarin Halil Berisha.