• E martë 26 Tetor, 2021 15:30

    Dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

    Halil Berisha, i cili ka punuar si gazetar për median kosovare Gazeta InFokus në shtator të vitit 2020, është dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Dëshmitari është detyruar të paraqitet për të dëshmuar sipas rregullës 121(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së dhe ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.

  • E martë 26 Tetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja e ZPS-së Pumper vazhdon dëshminë e saj

    Dëshmitarja e ZPS-së, Zdenka Pumper, vazhdon dëshminë e saj në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Mbrojtja e Haradinajt është duke i parashtruar pyetje.

  • E martë 26 Tetor, 2021 09:15

    Policia e Kosovës të ofroj informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt

    Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofroj informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Vendimi ndodhet këtu.

    Në një vendim tjetër, lidhur me këtë, Trupi Gjykues II urdhëroi Administratoren e DHSK-së që, brenda të njëjtit afat, të paraqesë parashtresat e saja në lidhje me regjimin e paraburgimit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

  • E hënë 25 Tetor, 2021 10:15

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj

    Mbrojtja e Gucatit vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren e ZPS-së Zdenka Pumper.

  • E enjte 21 Tetor, 2021 10:15

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj

    Mbrojtja e Hysni Gucatit vazhdon me parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren e parë të ZPS-së Zdenka Pumper.

  • E enjte 21 Tetor, 2021 09:00

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 20 Tetor, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitarja Pumper vazhdon dëshminë e saj

    Dëshmitarja e parë e ZPS-së Zdenka Pumper vazhdon dëshminë e saj në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Mbrojtja është duke i parashtruar pyetje dëshmitares.

  • E martë 19 Tetor, 2021 15:30

    Çështja Shala: dy vendime lidhur me kundërshtimin e aktakuzës/juridiksionit

    Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Shala sot nxori dy vendime lidhur me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës dhe themelimit/juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Duke konstatuar se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje duhet të ndryshohet në mënyrë që, mes tjerash, të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë, gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Mbrojtjes dhe urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që, deri më 1 nëntor 2021, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Mocionet tjera të Mbrojtjes lidhur me formën e aktakuzës u hodhën poshtë.

    vendimin e tij të dytë, gjykatësi Giju hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes me të cilin kundërshton themelimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese të të akuzuarit.