-
E enjte 24 Tetor, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 28 tetor
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 28 tetor 2024, në orën 09:00, me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, ndërsa dëshmia e dëshmitarit Nuredin Ibishi do të vazhdojë në një datë të mëvonshme, e cila ende nuk është bërë e ditur.
-
E enjte 24 Tetor, 2024 14:45
Share this page
Informimi javor për median më 24 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 24 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Ibishi vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes, ZPS-ja ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit 97, Nuredin Ibishi.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 24 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 24 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 14:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 97-ti deri më tani)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Fadil Geci, Prokuroria thirri dëshmitarin e radhës, Nuredin Ibishi. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, Ibishi ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën operative të Llapit.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 13:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushim i paplanifikuar deri në orën 13:30
Ju lutemi keni parasysh se gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ndodhet në pushimin e drekës deri në orën 13:30.
-
E mërkurë 23 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Geci
Dëshmitari Fadil Geci vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Pas pyetjeve të ZPS-së dhe disa ekipeve të Mbrojtjes, dëshmitari aktualisht po merret në pyetje nga Trupi Gjykues.
-
E martë 22 Tetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Geci vazhdon dëshminë e tij
Këtë mëngjes, ZPS-ja ka rinisur marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 96-të në gjykatë, Fadil Geci.
-
E hënë 21 Tetor, 2024 14:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 96-të të ZPS-së
Fadil Geci është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë pasdite. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, Geci ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në partinë LDK gjatë periudhës përkatëse.
Ky është dëshmitari i 96-të i ZPS-së në gjykatë që nga fillimi i gjykimit. Ju lutemi vini re se sot është paraparë një pushim, nga ora 14:30 deri në 15:00, pasuar nga seanca e fundit deri në orën 16:30.
-
E hënë 21 Tetor, 2024 08:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca e sotme (21/10) do të fillojë në ora 13:00
Siç ju kemi njoftuar më herët, seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30. Pjesa tjetër e seancave të kësaj jave do të zhvillohet sipas orarit të rregullt, nga ora 09:00 deri në 16:30.