• E hënë 18 Tetor, 2021 14:45

    Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 29 tetor

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 29 tetor në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.

  • E hënë 18 Tetor, 2021 10:45

    Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i parë i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Zdenka Pumper, është hetuese në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

  • E enjte 14 Tetor, 2021 13:15

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (15 tetor) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 2 nëntor në orën 09:30.

  • E enjte 14 Tetor, 2021 10:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W03594 vazhdon dëshminë e tij

    Dëshmitari i ZPS-së W03594 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin kundër Mustafës. Pas përfaqësueses së viktimave trupi gjykues është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E enjte 14 Tetor, 2021 08:45

    Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 13 Tetor, 2021 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin

    Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin e seancës në çështjen Mustafa. Transmetimi nuk është i disponueshëm dhe jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Ju kërkojmë ndjesë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin.

  • E martë 12 Tetor, 2021 10:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i katërt i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W03594.

  • E hënë 11 Tetor, 2021 10:00

    Thaçi dhe të tjerët: Policia e Kosovës të ofroj informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm

    Pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 1 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi policinë e Kosovës që, brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe, të ofroj informacion në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Vendimi ndodhet këtu (vetëm në anglisht).

  • E enjte 7 Tetor, 2021 13:15

    Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja përfundon deklaratën e saj hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Gucatit dhe Haradinajt. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 18 tetor, në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të parë të ZPS-së.