-
E enjte 7 Tetor, 2021 10:30
Share this page
-
E enjte 7 Tetor, 2021 08:30
Share this page
Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 5 Tetor, 2021 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (6 tetor) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 12 tetor në orën 09:30.
-
E martë 5 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W01679 vazhdon dëshminë e tij
Përfaqësuesja e viktimave është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit W01679 në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 4 Tetor, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i tretë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i tretë i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W01679.
-
E hënë 4 Tetor, 2021 08:45
Share this page
Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin
Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë. Vendimet mund ti gjeni këtu.
-
E enjte 30 Shtator, 2021 09:45
Share this page
Sot mbahet informimi javor i DHSK-së për median
Sot, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 27 Shtator, 2021 13:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë ndërsa seanca e caktuar për nesër (28 shtator) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 4 tetor në orën 09:30.
-
E hënë 27 Shtator, 2021 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W04600 vazhdon dëshminë e tij
Mbrojtja e Mustafës vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të ZPS-së W04600.
-
E premte 24 Shtator, 2021 17:00
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 27 shtator në orën 11:30.