-
E premte 24 Shtator, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W04600 vazhdon dëshminë e tij
ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të dytë W04600 në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E enjte 23 Shtator, 2021 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i radhës i ZPS-së
Dëshmitari i dytë i ZPS-së në gjykimin kundër Mustafës është dëshmitari i mbrojtur W04600. Dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar.
-
E enjte 23 Shtator, 2021 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari W03593 vazhdon dëshminë e tij
Dëshmitari W03593 është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues.
-
E enjte 23 Shtator, 2021 10:30
Share this page
Çështja Shala: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri në janar
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju. me vendim gojor urdhëroi ZPS-në që deri më 28 janar 2022 të dorëzojë dosjen e saj paraprake në këtë çështje.
-
E enjte 23 Shtator, 2021 08:45
Share this page
Sot do të mbahen dy seanca
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të fillojë në orën 09:00, ndjekur nga seanca gjyqësore në çështjen Mustafa, në orën 11:30.
-
E mërkurë 22 Shtator, 2021 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Dëshmitari W03593 vazhdon dëshminë e tij
Mbrojtja e Mustafës vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të ZPS-së W03593.
-
E martë 21 Shtator, 2021 17:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: I akuzuari autorizohet të marrë pjesë përmes video-lidhjes
Gjatë seancës së pasdites, trupi gjykues lëshoi një vendim gojor me të cilin miratoi kërkesën e të akuzuarit për të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes nga Njësia e Paraburgimit.
-
E martë 21 Shtator, 2021 15:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: seanca do të rifillojë më vonë nga sa pritej pas pushimit
-
E martë 21 Shtator, 2021 11:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Dëshmitari W03593 vazhdon dëshminë e tij
ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të parë W03593 në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 20 Shtator, 2021 10:45
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin në anglisht
Ju informojmë se për momentin ka probleme teknike me transmetimin për shkak të të cilave përkthimi në anglisht nuk mund të dëgjohet në gjykimin ndaj Mustafës. Siç ju kemi njoftuar më herët, videoja e plotë do të jetë në dispozicion në kanalin tonë Youtube, sa më shpejt të jetë e mundur, pas seancës dëgjimore.