• E premte 17 Shtator, 2021 17:45

    Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

    Trupi Gjykues II nxori ​​udhëzimet e tij fillestare lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt, i cili është caktuar të fillojë më 7 tetor 2021.  Vendimin mund t’a gjeni këtu.

  • E enjte 16 Shtator, 2021 18:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: videot e deklaratave hyrëse të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se regjistrimi i ditës së parë të gjykimit në çështjen Mustafa është në dispozicion në kanalin tonë në Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videon në gjuhën shqipe.

    Gjithashtu ju informojmë se DHSK-ja do t'i vë në dispozicion regjistrimet e të gjitha seancave publike në të ardhmen, prandaj i këshillojmë mediat dhe publikun që të vizitojnë rregullisht kanalin tonë në Youtube, si dhe faqen e përditësimit në kohë reale.

  • E enjte 16 Shtator, 2021 13:30

    Nesër mbahet informimi javor i DHSK-së për median

    Dhomat e Specializuara të Kosovës do të fillojnë të ofrojnë informim javor online për median, gjatë të cilit një zëdhënës i DHSK-së do të japë një përditësim të shkurtër. Informimi i parë do të mbahet të premten, më 17 shtator në orën 15:00. Gazetarët e interesuar mund të regjistrohen për të marrë pjesë në informim dhe për të marrë lidhjen duke dërguar një email në [email protected].

  • E mërkurë 15 Shtator, 2021 14:45

    Gjykimi ndaj Mustafës: Përfundojnë deklaratat hyrëse

    Përfaqësuesja e viktimave përfundoi deklaratën e saj hyrëse në gjykimin kundër Mustafës. Seanca vazhdon pas pushimit.

  • E mërkurë 15 Shtator, 2021 13:00

    Gjykimi ndaj Mustafës: Përfaqësuesja e viktimave fillon deklaratën e saj hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Përfaqësuesja e viktimave ka filluar deklaratën e saj hyrëse në gjykimin ndaj Mustafës.

  • E mërkurë 15 Shtator, 2021 11:15

    Informacion në lidhje me transmetimin e drejtpërdrejtë në gjykimin ndaj Mustafës

    Ju informojmë se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës dëgjimore nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit ndaj Mustafës. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave, sa më shpejt të jetë e mundur, një regjistrim të plotë duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit. 

  • E mërkurë 15 Shtator, 2021 10:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: Rikthehet transmetimi i drejtpërdrejt

    Ju informojmë se pas një problemi teknik me transmetimin e vonuar të videos, transmetimi i drejtpërdrejt është duke funksionuar përsëri.