• E mërkurë 1 Shtator, 2021 18:15

    Gucati&Haradinaj: Version i redaktuar publik i dosjes paraprake të dorëzuar nga ZPS-ja

    Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt. Dosjen paraprake mund ta lexoni këtu.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 18:00

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: Hidhen poshtë mocionet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK & ZPS dhe të drejtat e të akuzuarëve

    Më 31 gusht, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët hodhi poshtë mocionet e Thaçit, Veselit dhe Selimit mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të caktuara kushtetuese të të akuzuarëve. Vendimin mund ta lexoni këtu.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 12:30

    Orari i ri i seancës së nesërme dëgjimore në çështjen Gucati & Haradinaj (2 shtator)

    Ju informojmë se Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj, e cila do të mbahet nesër më 2 shtator, do të fillojë në orën 09:30 dhe jo në orën 10:00 siç ishte planifikuar më parë. Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.

  • E mërkurë 1 Shtator, 2021 09:15

    Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës përgatitore për gjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj e cila do të mbahet në orën 10:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 27 Gusht, 2021 10:15

    Gjykimi i Mustafës: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Trupi Gjykues I nxori ​​udhëzimet e tij fillestare lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin e Mustafës, sipas të cilave seancat do të mbahen gjatë muajve shtator dhe tetor, si vijon: 20-24 shtator, 27-28 shtator, 4-6 tetor dhe 12-14 tetor. Informacioni më i fundit mbi kalendarin e sallës së gjyqit mund të gjendet në Kalendarin tonë.

    Vendimi më tej thekson se ZPS-ja do të ketë 87 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 16 dëshmitarë, 15 prej të cilëve do të dëshmojnë drejtpërdrejt. Për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar të ZPS-së, Mbrojtjes dhe përfaqësuesit të viktimave do t’u caktohet përkatësisht 50 për qind dhe 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja për marrjen në pyetje të secilit dëshmitar. Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu.

  • E enjte 26 Gusht, 2021 10:15

    Kryetarja e DHSK-së hedh poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për vetëtërheqjen e saj

    Më 24 gusht, kryetarja e DHSK-së EkaterinaTrendafilova hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Hashim Thaçit, të datës 16 gusht, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës  së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.

  • E martë 24 Gusht, 2021 09:30

    Gucati & Haradinaj: Refuzohet kërkesa e Mbrojtjes për rishqyrtim të vendimit lidhur me vetëtërheqjen/heqjen e gjykatësve

    Më 20 gusht, kryetarja Trendafilova hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Haradinajt (së cilës iu bashkua edhe Mbrojtja e Gucatit) për rishqyrtimin e vendimit të saj të mëhershëm (të datës 6 gusht) me të cilin ishte hedhur poshtë kërkesa e Mbrojtjes, mes të tjerash, për vetëtërheqjen dhe heqjen e saj nga funksionet gjyqësore dhe administrative në këtë çështje si dhe për vetëtërheqjen ose heqjen e nënkryetarit të gjykatës. Vendimi (në anglisht) ndodhet këtu.

  • E premte 23 Korrik, 2021 20:00

    Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 13 gusht

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 26 korrik, dhe përfundon më 13 gusht. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dëgjimore dhe disa shërbime jo-thelbësore zvogëlohen në minimum. Sidoqoftë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Parashtrimet mund të paraqiten gjatë pushimit.

  • E premte 23 Korrik, 2021 09:15

    Vendime të Gjykatësit të Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me mocionet kundër juridiksionit të DHSK-së/formës së aktakuzës

    Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët lëshoi vendimin e tij lidhur me mocionet paraprake të dorëzuara nga të katër të akuzuarit kundër juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Gjykatësi Giju miratoi pjesërisht mocionin e Veselit dhe urdhëroi ZPS-në që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar duke përjashtuar formën e zgjeruar të përgjegjësisë së ndërmarrjes kriminale të përbashkët (e njohur si “NKP III”) për krime me synim konkret. Mocionet e Mbrojtjes u hodhën poshtë në të gjitha pikat e tjera.

    Gjithashtu, gjykatësi Giju lëshoi vendimin në lidhje me mocionet e Mbrojtjes kundër formës së aktakuzës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Thaçit, Selimit dhe Krasniqit dhe urdhëroi ZPS-në që deri më 3 shtator, të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës së konfirmuar në pajtim me vendimin. Pjesët e tjera të mocioneve të tyre u hodhën poshtë dhe mocioni i Veselit u hodh poshtë tërësisht. Të dy vendimet janë në dokumentacionin gjyqësor publik (në anglisht).

  • E mërkurë 21 Korrik, 2021 17:30

    Gucati & Haradinaj: Konferencë përgatitore për gjykimin më 1 dhe 2 shtator

    Trupi gjykues në çështjen Gucati & Haradinaj sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, më 1 dhe 2 shtator 2021 në orën 10:00, në prani të ZPS-së dhe të Mbrojtjes. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë përkohësisht datat e konferencës pëgatitore për Prokurorin e Specializuar, më 8 dhe 9 shtator 2021. Më shumë hollësi në vendim.