-
E mërkurë 21 Korrik, 2021 11:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet në orën 14:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E premte 16 Korrik, 2021 19:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me apelin mbi kërkesat e refuzuara për pjesëmarrjen e viktimave
Sot, Gjykata e Apelit hodhi poshtë 4 nga 5 arsyet e apelit të parashtruar më 7 qershor 2021 nga përfaqësuesi i viktimave, në emër të gjashtë individëve, kërkesat e të cilëve për të marrë pjesë si viktima në procedurën kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin hedhur poshtë. Paneli e shtyu vendimin e tij lidhur me arsyen e pestë të apelit dhe ia ktheu atë prapa gjykatësit të procedurës paraprake për shqyrtim të mëtejshëm. Vendimin mund ta gjeni këtu (në anglisht).
-
E enjte 15 Korrik, 2021 11:00
Share this page
Kryetarja cakton trupin gjykues II në çështjen Gucati & Haradinaj
Pas njoftimit të gjykatësit të procedurës paraprake, më 14 korrik, se dosja e çështjes do të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues më 16 korrik, sot, Kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi trupin gjykues II në përbërje nga gjykatësit, Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë) në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt. Këtu do të gjeni vendimin (në anglisht).
-
E mërkurë 14 Korrik, 2021 12:45
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 13 Korrik, 2021 13:30
Share this page
Gjykimi i Mustafës: specifikohen udhëzimet për pjesëmarrjen e viktimave
Më 12 korrik 2021, trupi gjykues I nxori vendimin i cili përcakton modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave në gjykimin kundër Salih Mustafës. Në vendimin e tij, i cili ndodhet këtu (në anglisht), trupi gjykues gjithashtu i ka definuar interesat dhe të drejtat e viktimave.
-
E hënë 12 Korrik, 2021 13:30
Share this page
Konferencë e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 21 korrik
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e gjashtë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).
-
E hënë 12 Korrik, 2021 11:30
Share this page
ZPS-ja dorëzon aktakuzën e korrigjuar në çështjen Gucati & Haradinaj
Në zbatim të konstatimeve të panelit të Gjykatës së Apelit dhe urdhërit të gjykatësit të procedurës paraprake, më 23 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi aktakuzën e korrigjuar në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Aktakuza ndodhet këtu.
-
E shtunë 10 Korrik, 2021 14:45
Share this page
Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për t'a ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E premte 25 Qershor, 2021 16:00
Share this page
Refuzohet kërkesa e Shalës për lirim të përkohshëm
Më 23 qershor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju e refuzoi kërkesën për lirimin e përkohshëm të Pjetër Shalës. Vendimin mund ta gjeni këtu (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E mërkurë 23 Qershor, 2021 18:45
Share this page
Kalimi i dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj tek trupi gjykues shtyhet për datën 16 korrik
Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021. Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00. Vendimin mund t’a gjeni këtu (vetëm në anglisht).