-
E mërkurë 23 Qershor, 2021 15:15
Share this page
Çështja Gucati&Haradinaj: ZPS-ja do të dorëzojë një aktakuzë të korrigjuar
Më 23 qershor 2021, paneli i Gjykatës së Apelit miratoi, pjesërisht, apelet e parashtruara nga Gucati dhe Haradinaj mbi mangësitë e pretenduara në formën e aktakuzës kundër tyre. Duke konkluduar se ka disa mangësi në formën e saj, Gjykata e Apelit urdhëroi që ZPS-ja të dorëzojë një version të korrigjuar të aktakuzës. Këtu është vendimi i plotë (vetëm në anglisht).
-
E hënë 21 Qershor, 2021 12:15
Share this page
Çështja Shala: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 19 nëntor 2021
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju urdhëroi ZPS-në që deri më 19 nëntor 2021 të dorëzojë dosjen paraprake në këtë çështje.
-
E hënë 21 Qershor, 2021 09:45
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E premte 18 Qershor, 2021 18:00
Share this page
Gjykimi i Mustafës fillon më 15 shtator
Trupi gjykues I caktoi të mërkurën, 15 shtator 2021, si datë për fillimin e gjykimit në çështjen Salih Mustafa. Më shumë hollësi në vendimin (vetëm në anglisht).
-
E enjte 10 Qershor, 2021 11:15
Share this page
Çështja Mustafa: Përfundon Konferenca e fundit përgatitore për gjykimin
Sot përfundoi Konferenca e tretë dhe e fundit përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa, e mbajtur ex parte dhe në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 17:15
Share this page
Tjetër datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati&Haradinaj tek trupi gjykues (2 korrik)
Në kalendarin e rishikuar për pjesën e mbetur të procedurave paraprake në çështjen Gucati& Haradinaj, të publikuar sot, gjykatësi i procedurës paraprake Giju, caktoi 2 korrikun 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes tek trupi gykues. Gjykatësi Giju gjithashtu e zgjati për tetë ditë afatin për dorëzimin e dosjes paraprake nga ana e Mbrojtjes (deri më 22 korrik 2021), dhe caktoi Konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes më 25 qershor në orën 11:00. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 16:30
Share this page
Përfundon Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa
Sot përfundoi Konferenca e dytë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa, e mbajtur ex parte dhe në seancë të mbyllur. Konferenca e tretë përgatitore për gjykimin do të fillojë nesër në mëngjes në orën 09:30 dhe gjithashtu do të mbahet tërësisht ex parte dhe në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 11:45
Share this page
Përfundon Konferenca e parë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa
Sot përfundoi Konferenca e parë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa. Konferenca përgatitore e radhës për gjykimin në këtë çështje do të fillojë këtë pasdite në orën 14:30 dhe do të mbahet tërësisht ex parte dhe në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 9 Qershor, 2021 08:15
Share this page
Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet në orën 09:30, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E martë 8 Qershor, 2021 08:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelin për pjesëmarrjen e viktimave
Më 7 qershor 2021, Kryetarja Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos, për marrjen e vendimit lidhur me apelin kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake me të cilin ai refuzoi kërkesat e disa individëve për të marrë pjesë si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Këtu është vendimi i caktimit dhe këtu është apeli, i dorëzuar në të njëjtën ditë.