• E hënë 7 Qershor, 2021 17:30

    Konferencë e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen Shala më 21 qershor

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e dytë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të hënën, më 21 qershor në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E premte 28 May, 2021 10:00

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 25 May, 2021 10:45

    Dy vendime për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Mustafa

    Trupi gjykues në çështjen Mustafa miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura. Trupi gjykues vendosi që ato të jenë pjesë e Grupit 1 i cili përfaqësohet nga Anni Pues, mbrojtëse e viktimave e caktuar nga Administratorja. Më shumë hollësi në vendimin (në anglisht).

    Në një vendim tjetër, trupi gjykues vendosi të caktojë një ekspert i cili do të përgatisë një raport në lidhje me dëmshpërblimet e mundshme të viktimave dhe urdhëroi Zyrën e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave që të paraqesë një listë me tre ekspertë përkatës, deri më 4 qershor.

  • E premte 21 May, 2021 13:15

    Konferencë përgatitore për gjykimin në çështjen Mustafa më 9 qershor

    Trupi gjykues në çështjen Mustafa sot vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, më 9 qershor në orën 09:30, e cila, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë më 10 qershor. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë dy konferenca të tjera pëgatitore për gjykimin, më 10 dhe 11 qershor, të cilat do të mbahen në seancë të mbyllur. Më shumë hollësi në vendim.

     

  • E premte 21 May, 2021 09:45

    Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati & Haradinaj më 28 maj

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 28 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E mërkurë 19 May, 2021 08:15

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 14 May, 2021 15:45

    Konferencë e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 19 maj

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E premte 7 May, 2021 15:30

    Z. Simon Laws QC caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 7 maj 2021, Administratorja caktoi z. Laws që të përfaqësojë viktimat në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Më 21 prill 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi nëntë individë si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.