• E mërkurë 5 May, 2021 18:30

    Dosja e çështjes Mustafa do t'i kalohet trupit gjykues më 7 maj

    Sot, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 7 maj 2021.

  • E djelë 2 May, 2021 18:30

    Kadri Veseli: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, gjykatësi i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E premte 30 Prill, 2021 18:00

    Paneli i Gjykatës së Apelit hedh poshtë apelet në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm.

  • E premte 30 Prill, 2021 11:00

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E premte 23 Prill, 2021 09:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Shala do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës, e cila do të mbahet në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

     

  • E enjte 22 Prill, 2021 13:45

    Konferencë e katërt për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj më 30 prill

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e katërt për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet të premten, më 30 prill në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

  • E enjte 22 Prill, 2021 11:15

    Vendimi i parë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Më 21 prill, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaci dhe të tjerët. Nëntë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces (për t'u përfaqësuar si një grup) dhe shtatë kërkesa u refuzuan. Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi Zyrën për Pjesëmarrje të Viktimave që të mbledhë më shumë informacion në lidhje me një parashtrues të kërkesës para se të marrë vendimin për të. Këtu do të gjeni vendimin (në anglisht).

  • E martë 20 Prill, 2021 17:45

    Konferencë e parë për ecurinë e çështjes në çështjen Shala më 23 prill

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e parë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të premten, më 23 prill në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (në anglisht).

    Image
  • E hënë 19 Prill, 2021 15:30

    Shala u vetëdeklarua i pafajshëm

    Në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Pjetër Shala u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    • Image
    • Image